Masakra në Kanada, qeveria do ndalojë shitjen e armëve të sulmit

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 20:56 | Bota
Masakra në Kanada, qeveria do ndalojë shitjen e armëve të

Kryeministri Justin Trudeau bëri me dije se Kanadaja do të ndalojë shitjen e armëve ushtarake të sulmit për civilët pas masakrës së dy javëve më parë që tronditi të vendin.

“Këto lloj armësh janë krijuar vetëm për një qëllim, të vrasin sa më shumë njerëz në një kohë të shkurtër. Për këtë arsye këto lloj armësh nuk kanë më vend në Kanada”, deklaroi Trudeau në një deklaratë për shtyp.

https://a2news.com/2020/04/20/masaker-ne-kanada-dentisti-i-maskuar-si-polic-vret-16-persona/

Ai shtoi se diskutimi për ndalimin e shitjes së armëve të sulmit kishte filluar përpara masakrës së dy javëve më parë në Nova Scotia, ku një person vrau me një automatik 22 persona.

Gjatë kohës që prezantoi nismën, Trudeau ktheu në vëmendje dhe ngjarjen e vitit 1989 në Shkollën Politeknike, ku një person i udhëhequr nga bindjet antifeministe vrau 14 gra me një armë automatike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos