
Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se kërkon që të marrë pjesë në hetimin që ka nisur Kina për të zbuluar origjinën e koronavirusit që ka shkaktuar mijëra viktima në të gjithë botën.
Agjencia e OKB-së deklaron se po shpreson të marrë një ftesë nga Pekini në hetimin për të zbuluar se si sëmundja me origjinë nga kafshët u shpërnda më pas te njerëzit.
Më herët presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ka prova që koronavirusi shpërtheu nga laboratori i virologjisë në Wuhan dhe për këtë arsye premtoi se do të vendosë tarifa të tjera ndaj Kinës për të shlyer dëmin e shkaktuar.
Deklarata e Trump erdhi pas hetimit të agjencive sekrete amerikane të cilat zbuluan se virusi nuk është prodhuar nga njeriu në laborator. (A2 Televizion)