
Quhej Audrey Elizabeth Hale, 28 vjeç. Me dy armë gjysmëautomatike dhe një pistoletë hapi zjarr në një shkollë fillore private, të krishterë, “Covenant School, në Nashville të Tenesit, ku kishte studiuar në fëmijëri. Kjo video e publikuar nga policia, tregon momentin kur autorja shpërthen me armë xhamat e derës kryesore ku nuk kishte roje sigurie, e më pas vërtitet nëpër korridor me automatikun në dorë, para se të vriste 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë të moshës 8 dhe 9-vjeçare, dhe 3 të rritur; drejtoreshën 60-vjeçare të shkollës, një roje dhe një mësuese, të dy të moshës 61-vjeçare.
“Kemi 3 viktima të rritur dhe 3 fëmijë të cilët janë identifikuar dhe familjet e tyre janë kontaktuar. Nuk mund të them gjë tjetër veçse që shpërtheva në lot teksa pashë këtë dhe fëmijët që nxirreshin jashtë godinës”, tha shefi i Policisë së Nashville, John Drake.
Policia u sinjalizua pak pas orës 10 të mëngjesit, dhe 5 efektivët e parë që hynë në ndërtesë arritën agresoren në katin e dytë, në një zonë jashtë klasave. 2 prej tyre e qëlluan dhe e vranë në vend. Policia e cila foli me babanë e saj, ka sekuestruar harta të detajuara të shkollës e shkrime të tjera në makinën Honda Fit të parkuar pranë shkollës ku ndodhi masakra.
Autoritetet e identifikuan si grua transgjinore, por më pas theksuan se ajo ishte biologjikisht grua, dhe në profilet sociale identifikohej duke përdorur emra mashkullorë. Ajo identifikohej si transgjinore.
Në automjetin e saj, gjetëm një pamflet, disa shkrime dhe një hartë të vizatuar me detaje të shkollës. Pyetjes së një gazetari nëse masakra në shkollën ku fëmijët studiojnë teologji biblike ka lidhje me identitetin gjinor, autoritetet ju përgjigjën se po investigojnë. Megjithatë më vonë, polica dhe se Hale kishte ndjenja urrejtjeje ndaj shkollës.
Presidenti amerikan, Joe Biden, e cilësoi këtë si një akt të sëmurë, dhe ripërsëriti thirrjen ndaj kongresit për të aprovuar një reformë që do të ndalonte armët e sulmit. (A2 Televizion)