Pakistanezi pro pavarësisë që pritet të drejtojë Skocinë

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 19:49 | Bota
Pakistanezi pro pavarësisë që pritet të drejtojë

Skocia ka një lider të ri pro pavarësisë së vendit, i cili quhet Humza Yousaf dhe që është me origjinë pakistaneze.

38 vjeçari ka fituar balotazhin dhe është zgjedhur kreu i ri i partisë SNP dhe në këtë mënyrë pritet të jetë dhe kryeministër i Skocisë.

Në njoftimin zyrtarë të asamblesë së Partisë Kombëtare Skoceze bëhet me dije se Yousaf, i mbështetur nga liderja në largim Nicola Sturgeon, mund në garën për drejtimin e partisë rivalët

Kate Forbes dhe Ash Regan.

"Unë jam njeriu më me fat në botë. Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar sa i nderuar jam që jam mbështetur nga anëtarët e SNP”, tha Yousaf pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve brenda partisë.

Me një baba nga Pakistani dhe nënë nga Kenia,  Yousaf lindi në Glasgow më 7 Prill 1985. Ai tashmë do të duhet të mbështesë banderolat e nacionalizmit të pavarësisë skoceze përballë Rishi Sunak, kryeministër sindikalist konservator në krye të qeverisë qendrore britanike, vetë bir i prindërve emigrantë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos