All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Momenti kur ish-nxënësja hyn me automatik në shkollë dhe vret 6 persona

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 07:51 | Bota
All - Paragraf - 1

Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë private të krishterë në Nashville të SHBA-së. Mes viktimave është dhe drejtoresha e shkollës. Autorja është identifikuar si Audrey Hale, 28 vjeç e cila u vra nga policia. Ajo besohet të jetë ish-nxënëse e kësaj shkolle.

Policia e Nashville publikoi një video të shkollës që tregon sulmuesen, e identifikuar nga policia si Audrey Elizabeth Hale, duke shpërthyer dyert e xhamit me armë zjarri dhe teksa ecën nëpër korridor, drejton një pushkë gjysmë automatike. E dyshuara kishte veshur një jelek të zi mbi një bluzë të bardhë, pantallona kamuflazhi dhe një kapele bejsbolli të kuqe.

All - Paragraf - 3

Motivi nuk dihej menjëherë, por Hale kishte vizatuar harta të detajuara të shkollës, duke përfshirë pikat e hyrjes për në ndërtesë, dhe kishte lënë pas një "manifest" dhe shkrime të tjera që hetuesit po shqyrtonin, u tha gazetarëve shefi i policisë John Drake. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/27/vriten-me-arme-disa-femije-ne-nje-shkolle-katolike-policia-ekzekuton-autorin/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos