
Ka zgjatur pak orë arratia e 37-vjeçarit Mariglen Muhametaj, i cili vrau me mjete të forta babanë e tij Qemal Muhametaj në zonën e Mallakastrës.
Autori i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, u largua menjëherë pas krimit dhe tentoi të fshihej, por nuk ia doli dot pasi efektivët e policisë së Mallakastrës dhe të Fierit arritën ta lokalizonin e më pas ta arrestonin.
I riu jetonte vetëm me prindërit në Greshicë dhe mendohet se pas një debati, mori levën dhe qëlloi në kokë babanë e tij 73-vjeçar.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese". (A2 Televizion)