Masat e reja të qeverisë së Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit po vazhdojnë të shkaktojnë kolona në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Shumë kosovarë po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar, teksa në kufi në hyrje për në Kosovë, prej 5 ditësh u duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit apo teste negative jo më të vjetra se 72 orë. E kjo ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje në kufi.
Personat që nuk kanë këto dëshmi të kërkuara nga autoritetet kanë deklaruar se do të izolohen për 7 ditë ashtu dhe siç kërkohet. (A2 Televizion)