
“Qeveria është e vonuar sa i përket reagimit. Kemi më shumë se një muaj në këtë situatë. Është lënë krejt mënjanë pjesa e të punësuarve në biznesin e madh. Edhe këto biznese janë mbyllur, disa janë hequr nga puna, ka pasur ulje të pagave. Kjo pagë lufte është jo përfaqësuese. Tani presim 15 prillin, e cila besoj do të jetë shumë e korrigjuar”.
Kështu është shprehur në A2 pedagogu i Mirdaim Axhami, teksa ka folur për masat ekonomike të qeverisë. “Deri javën e kaluar ka pasur 61 mijë aplikimeve dhe është vënë re një numër shumë i madh refuzimesh për pagën e luftës. Është prekur një përqindje shumë e vogël e të punësuarve. Në këtë fazë janë përfshirë vetëm 30 përqind”.
Më tej, ai u shpreh se bizneset duhet të ridimensionohen edhe pse thekson se qeveria duhet të ushtrojë ndikimin e vetë për ndihmë. “Efekti zinxhir është i tillë. Rënie e konsumit, e shpenzimit, e shpenzimeve qeveritare, të gjitha këto sjellin rënie ekonomike. Tani është e domosdoshme të injektohet para në ekonomi. Kjo para të injektohet te konsumatori final. Nuk duhet vetëm të presim nga qeveria, bizneset duhet të ridemsionohen. Biznesi dhe individët prandaj kanë paguar detyrimet në shtet që ta marrin mbrapsht këtë ndihmë nga shteti. Në këtë situatë, qeveria ka peshën kryesore dhe duhet të ushtrojë ndikimin e vet”. (A2 Televizion)