Koronavirusi, mundësitë dhe rreziqet e investimit në kohë krize

Nga A2 CNN
12 Prill 2020, 20:23 | Ekonomi
Koronavirusi, mundësitë dhe rreziqet e investimit në kohë

Pandemia e koronavirusit ka futur në krizë të gjithë globin. Por, siç historia dëshmon, krizat janë edhe një mundësi, për t’u zhvilluar dhe për të zbuluar mënyra të reja fitimi, përmes investimeve të duhura.

A mund të shfrytëzohet kjo krizë për ti dhënë vlerë parasë dhe si mund ta bëjmë këtë? Për Arton Lenën, drejtor ekzekutiv i WVP Fund Management Tirana, tani është një mundësi e mirë për t’u larguar nga mënyra tradicionale e investimit, pra thjesht duke futur paratë në bankë, por për të shfrytëzuar mundësi të reja.

“Mendoj se likuiditeti i shqiptarëve është goxha i madh, duke parë edhe raportet e BSH. Por ky likuiditet është në formën e depozitave në bankë, që është forma klasike. Por pse të mos jenë aksioner në disa prej kompanive më të mëdha shumëkombëshe në botë? Jemi të bindur që shqiptarët do të edukohen dhe do të arrijmë të jemi prezent në fushën e investimeve”, thotë Lena, i ftuar përmes Skype në A2. “Shuma minimale e investimit në fondin tonë është 1000 lek të reja në muaj. Nëse investon në WVP Fund Management Tirana, bëhesh indirekt pronar, ose aksioner, i mbi 40 kompanive shumëkombëshe, me historik të gjatë veprimi. Tani ka kompani që kanë edhe deri në 50% ulje të çmimit të aksioneve”.

https://youtu.be/ZbjHaCdLeuo

Por cilat mundësitë, dhe rreziqet, me të cilat përballet një investitor? “Ishte e vështirë për të bindur investitorët. Por arritëm të mblidhnim një kapital të caktuar falë disa investitorëve që na besuan”, tregon Lena. “I përgatitëm edhe për këtë që ndodhi, që ishte kriza, ku aksionet ranë diku te 30-35%. Dhe fatmirësisht nuk patëm raste ku investitorët patën frikë dhe të kërkonin tërheqjen e aksioneve. Ky do të ishte një gabim klasik. Jam i lumtur që këto investitorë ishin të gatshëm edhe të investojnë përsëri”.

Ai shpjegon se risku i humbjes së gjithë investimit është praktikisht minimal. “Që të humbë investitori ynë të gjitha paratë, duhet që të gjitha 40 kompanitë më të mëdha në botë, të përfshira në portofolin tonë – si Microsoft dhe Apple - të falimentojnë. Por ekziston risku i luhatjeve të çmimit, siç është rasti i tanishëm, ku indekset kanë rënë me 20%, 30% e deri në 50%. Madje ka aksione të kompanive që nuk janë në portofolin tonë, që kanë rënë deri në 70%. Investitorët e mirë, këto shanse i presin. Një herë në 10-12 vite krijohen këto lloj krizash”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos