Masat kontradiktore të Britanisë, punë nga shtëpia, por në pube për festa

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 15:18 | Bota
Masat kontradiktore të Britanisë, punë nga shtëpia, por

Masat e fundit për parandalimin e përhapjes së Covid-19 gjatë festave të fundvitit janë pak kontradiktore. Të paktën kështu mendojnë britanikët, të cilët komentojnë urdhrin qeveritar që puna të bëhet nga shtëpia, ndërsa në pube do të lejohen grumbullimet.

 “Ata thonë se shkenca qëndron pas kufizimeve, por nuk mendoj se është kështu. Për shembull, në përdorim maska në disa situata dhe në të tjera jo”, thotë një banor i kryeqytetit britanik.

 “Nëse bëhet fjalë për të punuar nga shtëpia, ju duhet të bëni çfarë ju thotë pronari, por nëse bëhet fjalë për festë dhe të shkoni në pub, ju keni një zgjedhje dhe ju mbetet në dorë nëse e merrni përsipër riskun”, deklaron një tjetër.

Qeveria britanike vendosi rregulla më strikte në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

https://a2news.com/2021/11/04/shteti-i-pare-ne-bote-britania-aprovon-per-perdorim-pilulen-anti-covid/

Kjo erdhi në mes të një skandali, lidhur me një festë të organizuar në rezidencën e kryeministrit Boris Johnson, gjatë valës së Covid-19 të vitit të kaluar.

Kjo nxiti zemërim te britanikët që akuzuan qeverinë për hipokrizi sa i përket respektimit të masave kufizuese, pasi në dhjetorin e kaluar, festat për krishtlindje ishin të ndaluara. Lidhur me këtë skandal, kryeministri Johnson kërkoi ndjesë publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos