Masat ndaj koronavirusit, ulet niveli i ndotjes edhe në Itali

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 10:49 | Bota
Masat ndaj koronavirusit, ulet niveli i ndotjes edhe në Itali

Po ashtu siç ndodhi në Kinë, e njëjta situatë po përsëritet në Itali, pas masave të marra për parandalimin e koronavirusit. Imazhet satelitore kanë treguar së fundmi se niveli i ndotjes është ulur ndjeshëm pas disa javësh nga marrja e masave parandaluese ndaj koronavirusit.

Fotot janë shpërndarë në Twitter nga Santiago Gassò, një studiues në Universitetin e Uashingtonit dhe NASA-s. Fotot janë kapur nga sateliti “Sentinel 5”.

Në fillim të kësaj jave, plani i masave në Itali u rrit ndjeshëm dhe kjo gjë është pasqyruar edhe në nivelin e ndotjes.

Megjithatë, situata në vendin fqinj mbetet dramatike, pasi deti tani janë prekur nga koronavirusi mbi 15 mijë persona, nga të cilët kanë humbur jetën 1,016. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/26/ana-pozitive-e-koronavirusit-ulet-niveli-i-ndotjes-se-ajrit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos