
Rezultatet paraprake të Konferencës Botërore për Klimën në Katovicë të Polonisë nuk janë aq optimiste sa duhet të ishin për ngrohjen globale.
Liderët e vendeve më të zhvilluara në botë ranë dakord për të përcaktuar rregullat që do të çojnë në aplikimin e marrëveshjes historike të Parisit ne 2015, por sipas analisteve ndërkombëtarë, konferenca ishte një dështim.
Marrëveshja e Parisit përcakton që vendet anëtare të ulin prodhimin e gazrave serë, por konferenca e Katovicës u mbyll me skepticizëm.
Sipas analistëve, konferenca reflektoi më shumë tensionet dhe interesat gjeopolitike të momentit sesa shqetësimet e komunitetit shkencor. Por nëse SHBA, Brazili dhe Rusia po bëjnë pengesa për uljen e prodhimit të gazrave, nga Gjermania dhe Banka Botërore vijnë lajme të mira. Ato kanë njoftuar se do të financojnë 200 miliardë dollarë për periudhën 2021-2025 për klimën. (A2 Televizion)