Maskat e skaduara dhe ushqimet: SPAK nis hetimet për ministritë e Mbrojtjes dhe të Shëndetësisë

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 18:19 | Aktualitet
Maskat e skaduara dhe ushqimet: SPAK nis hetimet për ministritë e

Në datën 2 Prill nga selia e Partisë Demokratike u denoncua mënyra se si ministria e Mbrojtjes kishte zhvilluar një tender për shpërndarjen e ushqimeve, dhënë një kompanie kompjuterësh në Maqedoni.

Ky denoncim dhe shumë informacione të këtij subjekti partiak, kanë mbërritur sot në prokurorinë e posaçme antikorrupsion dhe nesër prokurorët thanë se pritet që me anë të shortit të caktohet dhe prokurori i çështjes. Padia e PD-ës ka mbërritur në prokurori me postë.

https://a2news.com/2020/03/10/maskat-rama-data-e-skadences-nuk-ka-lidhje-me-perdorimin-basha-me-ne-fund-e-pranoi-te-verteten/

Prokurorët thanë për A2 se për padinë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për maskat e skaduara, denoncimi ka mbërritur dhe çështja penale është regjistruar.

https://a2news.com/2020/03/11/maskat-e-skaduara-pd-kallezon-ne-spak-ministren-e-shendetesise/

Pritet që në ditët e karantimit prokurorët të kryejnë disa veprime hetimore, ku nuk përjashtohet edhe pyetja e zyrtarëve të lartë të kësaj ministrie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos