Ndërron jetë 90-vjeçari në spitalin Infektiv, shkon në 22 numri i viktimave nga koronavirusi

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 14:59 | Aktualitet
Ndërron jetë 90-vjeçari në spitalin Infektiv, shkon

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID-19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos