Matura Shtetërore, nis hartimi i testit të 1 qershorit

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 14:33 | Aktualitet
Matura Shtetërore, nis hartimi i testit të 1 qershorit

Pak ditë para fillimit të maturës shtetërore ka nisur hartimi i pyetjeve për provimin e parë. Një grup mësuesish të gjuhës angleze janë ngujuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore për të hartuar tezën e provimit të 1 qershorit.

Për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit e aftësisë ndryshe. Për të gjithë maturantët  testi do të jetë i shkallëzuar, në tri nivele vështirësie. Drejtues të arsimit parauniversitar theksojnë risitë e kësaj mature.

Një vëmendje të veçantë do të ketë administrimi i provimeve. Mbi 7800 mësues janë angazhuar për të monitoruar provimet e Maturës Shtetërore të cilat këtë vit do të zhvillohen kryesisht në palestra dhe në  korridoret e shkollave.

Matura shtetërore nis më 1 qershor më testin e gjuhës së huaj, më datën 7 zhvillohet gjuha shqipe, Matematika më 13 qershor dhe mbyllet më provimin e lëndës më zgjedhje më 19 qershor. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/19/shkollat-ne-prag-provimesh-maturantet-ne-konsultime-ne-qershor-nis-matura-shteterore/
https://a2news.com/2023/05/26/3-sekrete-psikologjike-per-te-qene-te-qete-dhe-te-pergatitur-ne-provimin-e-matures/

A2 CNN Livestream

Latest Videos