Maturantët testohen sot në matematikë, vijojnë protestën për letërsinë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 12:32 | Aktualitet
Maturantët testohen sot në matematikë, vijojnë

Sot është provimi i tretë i maturës shtetërore. Në testin e matematikës, maturantët shkojnë pas tri ditësh proteste para Ministrisë se Arsimit, ku shprehen pakënaqësitë për provimin e letërsisë.

Dje gjatë orëve të tubimit, maturantët kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, siç është rivlerësimi i testit dhe ulja e kufirit për notën 9 dhe 10.

Po kështu, maturantët kanë kërkuar një tryezë të hapur me MASR dhe mediat. Ndërkohë, ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish sot në protestë në orën 13:00 pas mbarimit të provimit të matematikës.

Pas të sotmit, më datë 18, maturantët kanë provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje. Ditën e djeshme, Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 njoftoi se do të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e tyre.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos