Rritet niveli i Fierzës, rezerva ujore, më e larta e viteve të fundit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2020, 16:46 | Aktualitet
Rritet niveli i Fierzës, rezerva ujore, më e larta e viteve të

Reshjet e javëve të fundit kanë sjellë rritjen e nivelit në liqenin e Fierzës. Lumenjtë dhe përrenjtë kanë dhjetëfishuar prurjet, të cilat ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqen.

Prurjet në basen janë rritur në 270 metër kub ujë në sekondë. Aktualisht kuota e liqenit është 295 metra, vetëm një metër larg kuotës maksimale prej 296 metra mbi nivelin e detit, me një kapacitet prej 3 miliard metër kub ujë.

Ky nivel duket shenjë e mirë për KESH-in për sigurimin e rezervës ujore për periudhën e verës pasi aktualisht Fierza ka një rezervë ujore shumë premtuese dhe më të lartë jo vetëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por edhe me mesataren shumëvjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos