Mavrajt i hiqen “gradat”. Berisha largohet nga grumbullimi, sinjale lamtumire?

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 14:25 | Futboll
Mavrajt i hiqen “gradat”. Berisha largohet nga grumbullimi, sinjale

Me moral të ulët, por edhe shanse më të vogla për t’u kualifikuar në finalet e Euro 2020, përfaqësuesja shqiptare është rikthyer në fushë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Islandës.

Trajneri Edy Reja ka kërkuar të rikthehet tek skema me katër mbrojtës, por largimi i Migjen Bashës dhe forma jo e duhur e Memushajt për të lidhur repartet, e ka penalizuar italianin për të bërë këtë ndryshim.

Mërgim Mavraj nuk do të jetë kapiten i skuadrës përballë Islandës. E gjitha për shkak të zgjedhjeve teknike ndërsa pritet që në vend të tij të aktivizohet mbrojtësi Dermaku.

Etrit Berisha është larguar nga grumbullimi për arsye shëndetësore të dyshimta, ndërsa përflitet për sinjale lamtumire nga kombëtarja, kjo pas humbjes së një vendi titullari në formacion. Shiriti i kapitenit i rikthehet mbrojtësit Elseid Hysaj, i cili i është përgjigjur kritikave të shumta pas humbjes ndaj Francës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos