Mazniku: PS do të marrë edhe mandatin e 19 në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 13:50 | Politikë
Mazniku: PS do të marrë edhe mandatin e 19 në Tiranë

"Në orët në vijim PS-ja do të ketë edhe mandatin e 19-të në Tiranë. Këtë optimizëm shfaqi në studion e A2 CNN nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku, referuar të dhënave të deritanishme në bazë të numërimit të votave.

“Mandati 74, mandati i Durrësit është i sigurt për PS-në dhe në orët në vijim do të kemi edhe mandatin e 19-të në Tiranë për ta çuar në total 75. Diferenca është e vogël dhe do vazhdojmë të ruajmë epërsinë. Në çdo njësi PS-ja është forcë e parë dhe besoj që do kemi mundësi të fitojmë mandatin e 19-të. Ne kemi edhe 30% të Tiranës për numërim, por besojmë që duhet të përmirësojmë rezultatin me 700-800 vota. PS-ja ka tashmë 18 mandate dhe 90% të votave të mandatit të 19-të. PS-ja në bashkinë e Tiranës ka marrë 180 mijë vota dhe do jetë forcë e parë dhe kjo është e mjaftueshme dhe me diferencë nga forcat e tjera”.

Mazniku u shpreh se ka gjasa që numrat e rrezikuar në listën e PS, të thyejnë atë, kur u pyet se a ka gjasa që numrat e rrezikuar si Pandeli Majko të thyejnë herësin. Por ai nuk tha se cili nga kandidatët do ta thyejë atë.

“Kjo është një gjë që i mbetet pjesës së dytë të numërimit, që është numërimi i kandidatëve. Ka gjasa që disa kandidatë ta thyejnë listën dhe ta rendisin atë, por nuk mund të them se cilët. Nuk jemi marrë fare me votat e kandidatëve, por me votën e PS-së dhe fitoren e saj, por nuk kemi të dhëna për këtë”.

Ai cilësoi fitoren në këto zgjedhje një besim për qeverinë dhe angazhim për qytetarët, të cilët, sipas tij, vlerësuan punën e qeverisë në këto 8 vite.

“Është një votë besimi për qeverinë, kanë vlerësuar punë e qeverisë dhe punën e bërë në këto 8 vite dhe e dinë kush është lideri që duhet të udhëheqë Shqipërinë. Dhe në fushatë e zgjedhje PS-ja tregoi karakter, forcë dhe organizim që janë vlera që i duhen Shqipërisë dhe qytetarët e kanë lexuar shumë qartë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos