Qarku i Dibrës ka thyer rekord për fletët e pavlefshme. Gazetari i A2 CNN, Ervin Koçi, raporton se Dibra është qarku me nivelin më të larte të votave të pavlefshme.
Sipas tij, 13.9% e votave të këtij qarku janë shpallur të pavlefshme.
Në Dibër votuan 33 651 zgjedhës nga të cilat 4686 fletë kanë rezultuar të pavlefshme.
Pjesëmarrja në votime në këtë qark ishte 52%. (A2 Televizion)