Një 31 vjeçar anglez po kalon momentin e tij të famës pasi u shpall fitues i kampionatit të flokëve në stilin "bishtpëllumb" që u mbajt në Australi
Rob Ayton triumfoi mes dhjetëra pjesëmarrësve të tjerë që ishin regjistruar në konkursin e veçantë që u mbajt në Kurri Kurri në Uellsin e Ri Jugor dhe ngriti trofeun e “bishtpëllumbit më të mirë ndërkombëtar”.
Grafisti nga Bideford i Britanisë u preu për herë të parë flokët e tij në këtë model 3 vjet më parë, gjatë pushimeve në Australi dhe nuk ishte tifoz i madh i tyre. Por me kalimin e viteve, flokët nga pas iu rritën dhe i shkuan deri në shpatulla.
“Nuk kam qenë ndonjëherë fans i modeleve “bishtpëllumb” apo “bishtmiu”, por tashmë kam ndryshuar mendim dhe jam shumë krenar për flokët e mia”, deklaroi 31-vjeçari britanik pasi triumfoi në këtë kompeticion kaq të këndshëm. (A2 Televizion)