Mbahet samiti i radhës i “Open Balkan” në Ohër, pjesëmarrës edhe Abazoviç

Nga A2 CNN
7 Qershor 2022, 11:45 | Politikë
Mbahet samiti i radhës i “Open Balkan” në Ohër,

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen këtë të martë në Ohër, për të mbajtur samitin e radhës së Open Balkan. Samitit i paraprin një darkë pune e përbashkët e liderëve dhe delegacioneve. Puna e samitit nis paraditen e së mërkurës dhe do të përqendrohet te turizmi dhe kultura, për të cilat do të mbahen dhe dy seanca plenare.

Mbi këto sektorë do të nënshkruhen dhe një sërë marrëveshjesh të përbashkëta. Liderët e Open Balkan do të mbajnë dhe një konferencë për mediat në orën 13:35 të ditës së mërkurë.

Në këtë samit, përveç 3 bashkëthemelueseve të Open Balkan, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të marrin pjesë si vëzhguese dhe Bosnjë-Hercegovina me përfaqësues të saj dhe Mali i Zi, me kryeministrin Dritan Abazoviç. Kosova nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë takim.

AGJENDA E VIZITËS SË KRYEMINISTRIT EDI RAMA, NË MAQEDONINË E VERIUT NË SAMITIN “OPEN BALKAN”

E martë, 7 qershor

17.45 – Mbërritja në Ohër

18.30 – Darkë pune mes liderëve dhe delegacioneve

 E mërkurë 8 qershor 

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)

10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)

11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar.

12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)

12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve

 13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

 13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve

 14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit

 15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë

 15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin
             Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.Branko Azeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre

 18.15 – Kthimi për Tiranë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos