Mbappe është tashmë një “plakush”, në skenë po vjen “fenomeni” i ri

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2018, 16:01 | Futboll
Mbappe është tashmë një “plakush”, në

Ndërkohë që Cristiano Ronaldo dhe Mesi janë e sotmja dhe Kylian Mbappe gjykohet edhe si e nesërmja e futbollit botëror, kush mund të jetë e ardhmja e viteve që vijnë?

https://www.youtube.com/watch?v=02AdwuJdez0&t=106s

Karamoko Kader Dembélé

Kandidatë ka shumë, por me siguri njëri prej tyre sapo ka firmosur një kontratë profesioniste me ekipin ku është rritur, Celtic Glasgow.

Quhet Karamoko Kader Dembele, ka lindur në Londër nga prindër me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe është 15 vjeç.

https://twitter.com/thefootyfuture/status/1077171375511691264
Postimi i Celtic për Karamokon

Dhuratë më të bukur adoleshentit plot talent nuk mund ti bënte ekipi i tij, me firmën që e fut në botën e të rriturve.

Djaloshi që ka zgjedhur Anglinë si ekip përfaqësues dhe që 13 vjeç merrte pjesë në turne për Under 20, sot si objektiv fillestar ka të debutojë me fanellën bardhë dhe jeshil, duke qenë më i riu i historisë të klubit 131 vjeçar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos