
Xherdan Shaqiri po kthehet në idhullin e ri në “Anfield”! Lojtari me origjinë nga Kosova ka fituar të gjithë besimin e trajnerit dhe tashmë po ia shpërblen atë.
Liverpooli mori një tjetër fitore të pastër dhe të thellë, duke mposhtur 4-0 Newcastle dhe një prej golave të tyre u shënua pikërisht nga Shaqiri.
“The Reds” e ka çuar në 6 tashmë diferencën nga Manchester City, i cili u mposht sërish, këtë herë nga Leicester.
Të besuarit e Guardiola-s dominuan takimin në transferë, por Leicester tregoi se është ai zot shtëpie, duke fituar 2-1.
Një fundviti i tmerrshëm për City-n, ndërsa i mrekullueshëm për Liverpool dhe Shaqirin. (A2 Televizion)