
Një tifoz i Interit, 35-vjeçar, ka vdekur të enjten në mëngjes pasi një natë më parë ishte përplasur nga një furgon, pak çaste para fillimit të ndeshjes Inter – Napoli, në “San Siro”.
Furgoni raportohet që po drejtohej nga tifozë të Napolit. Sipas “Corriere della Sera”, furgoni ku ndodheshin ultras të Napolit u ndalua nga ultras të Interit, të cilën donin të përlesheshin me kundërshtarët e tyre.
Gjatë sherrit një prej tifozëve të Napolit u godit me thikë por fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda. Në atë pikë disa tifozë të Napolit arritën të hipnin sërish në furgon dhe gjatë largimit përplasën tifozin interist i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë, duke ndërruar më pas jetë këtë mëngjes. (A2 Televizion)