
Një top i krijuar nga copëza të sferave me të cilat UEFA ka zhvilluar finalet e 20 viteve të fundit.
Organi më i lartë i futbollit evropian ka zbuluar topin me të cilin do të zhvillohet finalja e Stambollit këtë vit në Champions League.
Sfera me yje, simbol i këtij kompeticioni prej vitit2001, këtë sezon mbush plot 20 vite prej shfaqjes për herë të parë në fushat e gjelbra.
Duke qenë një vit jubilar, UEFA ka menduar të modelojë një top me imazhe të qyteteve ku janë zhvilluar 20 finalet e dy dekadave të fundit, me shirita të vegjël që identifikojnë vendet dhe me ngjyrën e kuqe që do të zëvendësojë blunë, në pjesën më të madhe të sipërfaqes. (A2 Televizion)