Mbarojnë reshjet, nga java tjetër shumë ditë me diell

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 10:56 | Aktualitet
Mbarojnë reshjet, nga java tjetër shumë ditë me diell

Shumë ditë me diell pas një jave të ngopur me reshje, kjo është tabloja e motit për javën qe vjen.

Javën e ardhshme, Shqipëria kalon në kushtet e motit të kthjellët me temperatura të larta, kryesisht në vlerat e mesditës kur temperaturat do të ngjiten në 16°C për zonat malore dhe mbi 20°C, në bregdet dhe zonat e ulëta.

Një tjetër paqëndrueshmëri e motit, pritet të vijë nga fundi i muajit duke bërë që të realizohen normat e reshjeve mujore për të gjithë vendin ndërsa tejkalohen këto norma, për zonat perëndimore të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos