Mbaron barazim sfida Barca-Real, Vazquez dhe Malcom i rrëmbejnë skenën “yjeve”

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2019, 23:13 | Futboll
Mbaron barazim sfida Barca-Real, Vazquez dhe Malcom i rrëmbejnë

Mbaron super sfida e parë midis Barcelonës dhe Real Madridit,  e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës.

Dy gjigandët e kampionatit spanjoll u kënaqën me një barazim 1-1, ku të parët që kaluan në avantazh ishin madrilenët, me një aksion të bukur të francezit Benzema dhe të finalizuar nga një deviacion të Lucas Vazquez. Ishte vetëm minuta e 6’.

Por katalanasit nuk e kanë në gjen të dorëzohen, dhe shtojnë presionin  e tyre  fillimisht me shtyllën e Rakitic dhe më pas kulminon me golin e Malcom në minutën e 58’, i cili finalizon një aksion të çmendur që sheh pak sekonda më parë një shtyllë të Suarez, ashtu si dhe një gabim i kapitenit Sergio Ramos, i cili nuk ndërhyn siç duhet për të penguar gjuajtjen  e sakte por jo shumë të fortë të Malkom.

Leo Messi hyri në pjesën  de dytë por pa patur mundësi të finalizojë.

 Ekipet do të takohen me datë 27 shkurt për ndeshjen e kthimit, që sheh paksa më të favorizuar Realin, i cili do të luajë në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos