
Kanë mbërritur në aeroportin nënë Tereza mbi 8 mijë dozat e vaksinës Pfizer në vendin tonë. Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë pritur këtë sasi të vaksinave në aeroport. Ministrja njoftoi se me këto vaksina përmbyllet vaksinimi i stafit mjekësor në të gjithë Shqipërinë.
“Nga nesër intensifikojmë të gjithë vaksinimet. Këtë javë përmbyllim vaksinimin e të gjithë stafit mjekësor në të gjithë Shqipërinë, këtë javë jemi në Kukës, Korçë dhe Berati që hapim procesin e vaksinimit”. (A2 Televizion)