Mbërrijnë në Ukrainë 8 anijet e para për të marrë grurë, Putin-Erdogan, takim kokë më kokë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 14:43 | Aktualitet

“Korridori detar i bukës” është gati të vihet në funksion. Tetë anijet e para të huaja mbërritën në portet e Ukrainës me misionin për të eksportuar produkte bujqësore. Marina ushtarake e vendit të përfshirë nga lufta është angazhuar në garantimin e një lundrimi të sigurt. Njoftimi është bërë vetë autoritetet ukrainase që sqarojnë se “me kërkesë të ministrisë së infrastrukturës, njësitë detare të forcave të armatosura do të garantojnë transportin e produkteve bujqësore nga ana e anijeve civile përmes Detit të Zi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos