
Spitalet italiane janë plot me pacientë, sidomos ata të moshuarit që as nuk po trajtohen dot.
Një doktor që punon në Itali, shton se mjekët duhet të marrin çdo ditë vendime për jetë a vdekje, duke caktuar se kush do të shtrohet në terapi intensive dhe kush do të lihet në mëshirë të fatit.
Siç publikon “Daily Mail”, një mjek në Lombardi i ka thënë mikut të tij se spitalet po punojnë me 200% kapacitet dhe pacientët mbi 65 vjeç nuk marrin trajtim fare. Në Twitter, Jason van Schoor, miku i doktorit, ka publikuar ato çfarë i janë thënë dhe ka paralajmëruar vendet e tjera. Duhet që ta marrin seriozisht situatën nëse nuk duan që të përsëritet rasti i Italisë.
“Shokët e mi më marrin në telefon duke qarë sepse po shohin njerëz duke vdekur dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë është t’u ofrojnë oksigjen. Lombardia është një nga rajonet më të zhvilluara italiane. Kjo nuk po ndodh në një vend të botës së tretë”, lexohet në postim. (A2 Televizion)