Mbi 10 milionë raste të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën

Nga A2 CNN
28 Qershor 2020, 13:29 | Bota
Mbi 10 milionë raste të konfirmuara me koronavirus në të

Rastet e konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën kanë kaluar shifrën 10 milionë.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, personat e prekur me Covid-19 janë 10 004 000, ndërkohë që shifra e viktimave po i afrohet numrit 500 mijë.

SHBA ka më shumë të prekur (2 milionë e gjysmë), e ndjekur nga Brazili (1 milion e 300 mijë) dhe Rusia (633 mijë).

Përsa i përket të shëruarve, ata janë rreth 5 milionë në të gjithë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos