Radhë të gjata automjetesh në aksin Boboshticë-Dardhë. Turistët e shumtë kanë bllokuar me mjetet e tyre aksin rrugor. Mbi 100 automjete në pritje për të arritur në fshatin turistik. Policia në terren për të organizuar kalimin e mjeteve.
Në drejtim të Korçës dhe Dardhës ka pasur me qindra qytetarë të Shqipërisë që u janë drejtuar për të kaluar pushimet e fundvitit.
Në datën 2 janar në Kapshticë kanë hyrë 86 shtetas dhe 31 mjete. Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 1922 shtetas dhe kanë dalë 2090 shtetas. (A2 Televizion)