
Më shumë se 13 milionë persona janë infektuar me koronavirus në SHBA, që prej nisjes së pandemisë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, një total prej të paktën 13,088,821 rastesh me Covid-19, duke përfshirë 264,858 vdekje, janë raportuar në Shtetet e Bashkuara nga nisja e pandemisë e deri më tani.
Vetëm të premten, u raportuan 205,557 raste të reja dhe 1,404 vdekje në të gjithë vendin.
Megjithatë sipas ekspertëve, situata pritet të përkeqësohet pas festimeve për Ditën e Falenderimeve. Pavarsisht këshillave dhe paralajmërimeve për të qëndruar në shtëpi, më shumë se 1 milion pasagjerë kaluan kontrollet e sigurisë në aeroporte në prag të kësaj feste.
Ekspertë të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë se grumbullimet dhe udhëtimet gjatë festës do të çojnë në një valë edhe më vdekjeprurëse të pandemisë gjatë javëve në vazhdim, para se vaksina të dalë në treg. (A2 Televizion)