
Kanë mjaftuar vetëm 8 orë dhe kënga e re e Dua Lipës, “Don’t start now”, ka marrë më shumë se 2 milionë shikimi në “Youtube”, duke premtuar që tashmë se edhe ky prodhim i këngëtares së suksesshme me origjinë shqiptare do të kthehet në hit.
Dua Lipa “pushoi” plot 11 muaj, duke mos sjellë një projekt të ri muzikor edhe pse kjo kohë ishte e mbushur me koncerte të shumta, por edhe çmime për të.
Kënga e re është ritmike dhe Dua shfaqet provokuese në klipin e saj, teksa shfaq linjat atraktive. “Don’t start now” është pjesë e albumit të saj të dytë. (A2 Televizion)