Prej mesditës së djeshme verilindja është përfshirë nga reshjet e borës e temperaturat e ulëta.
Trashësia e saj varion nga 3 centimetra në qytet në rreth 20 centimetra në lartësitë mbi 700 metra, ndërsa temperaturat kanë zbritur në minus 4 gradë gjatë natës e në mëngjes ato kaluan në vlerat pozitive prej 2 gradësh.
Të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme dhe pa probleme. Në rrugën e Kombit qarkullohet pa zinxhirë.
Kompanitë sipërmarrëse kanë punuar dhe vijojnë të punojnë për hedhjen e kripës në të gjitha akset.
Problematike paraqitet situata në rrugët rurale dhe në fshatrat e zonave malore të Shishtavecit, Arrnit, Topojanit, Grykecaje, Kalis, e Lekbibaj.
Një pjesë e rrugëve qarkullohen me vështirësi vetëm me zinxhirë. Bashkitë respektive kanë këshilluar banorët e këtyre zonave të shmangin lëvizjet e pamotivuara. (A2 Televizion)