Shqipëria e mbuluar nga bora, akset ku duhet të kaloni me zinxhir

Nga A2 CNN
3 Janar 2019, 09:40 | Aktualitet

Gjatë mbrëmjes së djeshme e në vazhdim pati një ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë Shqipërinë, duke bërë që në pjesën më të madhe të territorit të ketë reshje bore, të cilat pritet të vijojnë të enjten dhe të premten.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po merren masa për të kriposur dhe pastruar borën nga rruga. Ndërkohë, rekomandohet që thuajse në të gjithë akset kryesore në vend të kalohet me zinxhir, për të shmangur aksidentet.

Rrugët që rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir:

Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej).
Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen.
Në aksin Ura e Cerenecit-Steblevë, bora arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me mjetet borëpastruese për pastrimin dhe kriposjen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa probleme.
Në Qarkun Tiranë. Në akset e Dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli.
Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Në aksin Librazhd-Steblevë, në segmentin fundor të tij në Lunik - Steblevë, ka rreth 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos