Mbi 20 fshatra në Lezhë pa energji elektrike. Reagon OSHE

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 18:19 | Aktualitet

Mbi 20 fshatra të Lezhës raportohet se janë pa energji elektrike! Problemet me energjinë në Lezhë vijojnë prej 24 orësh në njësitë administrative Kallmet, Balldren dhe Kolsh.

Në prag të natës së ndërrimit të viteve, moti i keq ka shkaktuar avari të shumta dhe nuk dihet nëse do arrihet riparimi i defekteve, ndërkohë që grupet e punës së OSHE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Drejtori rajonal i OSHEE në Lezhë Armand Zhuka flet për situatën e krijuar nga moti i keq me furnizmin me energji elektrike në zonën e Lezhës.

Sipas tij situata është e vështirë për shkak të motit dhe jo gatishëmrisë së OSSHE-së, ndërkohë që kërkoi edhe mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë.

“Situata është e vështirë nga moti. Stafi është në gatishmëri. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve duke marrë parasysh kohën e keqe dhe jo për punën e pabërë nga OSHE. Në këto momente nuk janë 20 fshatra pa energji, por defekte sporadike ka patur për shkak të motit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos