Mbi 200 mijë raste të reja në 4 ditë, situatë e rëndë nga koronavirusi në Brazil

Nga A2 CNN
26 Korrik 2020, 22:19 | Bota
Mbi 200 mijë raste të reja në 4 ditë, situatë e

Brazili është një nga shtetet që po vuan më shumë nga koronavirusi, edhe pse presidenti i këtij vendi, Bolsonaro, ka shkuar shpesh kundër rrymës, duke thyer edhe rregullat teksa ishte i infektuar.

Për të katërtën ditë me radhë, autoritetet vendase të shëndetësisë kanë raportuar më shumë se 50 mijë raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 2 milionë e 400 mijë numrin total të të prekurve. Ndërsa kjo javë shënoi rekord me numrin më të lartë të rasteve, me 321 mijë të prekur.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit 1211 persona të prekur me Covid-19 ndërruan jetë. Deri tani, në shtetin me mbi 209 milionë banorë e kanë humbur betejën me koronavirusin 86 mijë e 449 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos