
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë vendi evropian me numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19.
Më shumë se 600 humbje jetësh u shënuan në ditën e fundit, duke e çuar bilancin në mbi 30 000 viktima. Pavarësisht shifrave tepër tragjike, kryeministri Boris Johnson prezantoi në Parlament një plan me 3 faza për heqjen e kufizimeve.
Fillimisht, do të bëhet rihapja e dyqaneve të vogla e bizneseve, më pas qendrat tregtare dhe qytetarët do të rikthehen gradualisht në punë. Johnson tha se synon që të arrihet deri në 200 000 testime në ditë në fund të këtij muaji, ndërsa mohoi se i ka dhënë përparësi spitaleve duke lënë pas dore të moshuarit në azile. (A2 Televizion)