
Ndryshe nga përhapja e variantit “Delta” në Shqipëri, mjekët infeksionistë nuk janë aq të shqetësuar me praninë e variantit Omicron.
Madje, ky mutacion i ri po shihet si shpëtim nga pandemia, i cili do të zhdukë variantet e formave më të rënda të Covid-19.
Në dy spitalet Covid janë të shtruar mbi 110 pacientë, kryesisht të pavaksinuar.Lajmi i mirë është se të riinfektuarit nga pandemia deri tani nuk kanë pasur nevojë për shtrim në spital.
Aktualisht, në të gjithë Shqipërinë janë mbi 7 000 qytetarë të infektuar me koronavirus, ndërsa numri i humbjeve të jetëve ka arritur në më shumë se 3200, që nga nisja e pandemisë. (A2 Televizion)