Tensione në PD, Yuri Kim: Ata që nxisin dhunë apo minojnë shtetin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 11:50 | Aktualitet
Tensione në PD, Yuri Kim: Ata që nxisin dhunë apo minojnë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, reagoi pas tensioneve në selinë e PD. "SHBA janë thellësisht të shqetësuara për tensionet në rritje në selinë e PD & përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatoreve të protestës të refuzojnë dhunën & të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunë apo minojnë shtetin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi".

Protesta e të shtunës organizuar nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, është kulmimi i një procesi të nisur pikërisht pasi Basha vendosi të përjashtojë përkohësisht Berishën nga grupi parlamentar i PD, pasi ky i fundit u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

Disa zyrtarë amerikanë dhe vetë ambasadorja, janë shprehur se Berisha nuk mund të jetë më pjesë e PD dhe kanë këmbëngulur që Basha të mos e përfshirë në grupin parlamentar të partisë. Pas vendimit të kryetarit, Berisha nisi një tur në Shqipëri, në fund të të cilit u organizua një kuvend kombëtar, në të cilin u mor vendim për të shkarkuar Bashën si kryetar.

Basha dhe një pjesë e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë së PD nuk e njohën këtë kuvend, por organizuan një tjetër më 18 dhjetor 2021, ku praktikisht larguan Berishë nga partia. Ky i fundit dhe komisioni i rithemelimit që doli nga kuvendi i 11 dhjetorit i vunë ultimatum Bashës që të linte selinë brenda 5 janarit 2022, por vendimi u injorua nga Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos