Mbi 5000 dosje gjyqtarësh tërhiqen për hetim

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2018, 16:01 | Aktualitet
Mbi 5000 dosje gjyqtarësh tërhiqen për hetim

Për herë të parë në 7 vite pune, shoqata e avokatëve anti-korrupsion nis hetimin për vendimet e dhëna nga gjykatat shqiptare ne 20 vitet e fundit. Janë mbi 5000 vendime për të cilat beteja ligjore nuk ka mbaruar ende. Vetting-u në sistemin e drejtësisë, veç performancës profesionale ka marr në sitë edhe atë morale të gjyqtarëve.

Ndue Pjetra deklaron se sot gjyqësori është në udhëkryq dhe shumë gjyqtarë pritet të largohen. “Sot nuk ka gjyqe në Shqipëri, sot ka vetëm kush paguan, sepse e dinë që të gjithë janë jashtë sistemit”, thotë Pjetra, nga Shoqata e Avokatëve Anti-korrupsion. “Pra, mbi 200 gjyqtarë do të zhduken nga sistemi.

Pjetra deklaron që ka prova se shumë gjyqtarë kanë përfituar të mira materiale nga dhënia e këtyre vendimeve. Pasuri të cilat sipas tij duhet të sekuestrohen nga shteti. “Një njeri që kapet me 7 gram hashash dënohet me pesë vite, ndërsa një tjetër me 300, apo 400 kilogramë, lirohet nga burgu dhe del jashtë. Ky gjyqtar nuk e justifikon pasurinë, atëherë ose është hajdut, ose i korruptuar.

Skanimi i vendimeve në 20 vite nga gjykatat shqiptare kërkon kohë. Një fakt është i sigurt: shumë prej tyre do të hedhin dritë mbi të vërteta deri dje të mohuara, shumë të tjera do damkosin njëherë e mirë sistemin e gjyqësorit shqiptar. Nuk dihet nëse raportet e përftuara nga ky skanim do të shërbejnë për një tjetër proces siç është vetting-u i gjykatave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos