Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2018, 11:36 | Aktualitet
Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr formë, pas shortit të hedhur vetëm pak minuta më parë. Gjithsesi nga 9 anëtarë që parashikon Kushtetuta, ditën e sotme u zgjodhën vetëm 8, për shkak se Prokuroria e Apelit nuk kishte sjellë mjaftueshëm kandidatura.

Kështu, nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën pa short Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja, ndërsa nga Gjykata e Lartë Ardian Dvorani. Ky i fundit ishte edhe më i kundërshtuari nga opozita, e cila e konsideron si të korruptuar.

Nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh pa short Kryeprokurorja e përkohëshme Arta Marku, ndërsa po pa short u zgjodh edhe Fationa Mençe nga Prokuroria e Apelit. Nga Gjykata e Apelit dy emrat e përzgjedhur janë Margarita Buhali dhe Fatri Islamaj, ndërsa Erio Roshi është i zgjedhur nga Gjykata Administrative.

Kompetencat e KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka një rol kyç sipas Kushtetutës, pasi është institucioni që do të bëjë listimin e kandidatëve për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Prokuroria e Përgjithshme dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të bëjnë "vetting"-un e kandidatëve dhe më pas do të jetë KED që do të dërgojë listën në Kuvend për t’u votuar. Sipas shumicës Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale në mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos