''Unaza e Re'', ARRSH pezullon ''lotin e parë''

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2018, 12:05 | Aktualitet
''Unaza e Re'', ARRSH pezullon ''lotin e

Autoriteti Rrugor Shqiptar ndërpreu punimet në lotin e parë të segmentit të Unazës e Re, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

Shkak u bënë disa dokumente të bëra publike në media të cilat pretendohet se janë të falsifikuara. Në një deklaratë për shtyp, ARRSH theksoi se në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj.

Në rast të zgjidhjes së kontratës, Autoriteti rrugor do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të projektit. Autoriteti Rrugor Shqiptar garantoi opinionin publik se është i vendosur të mbrojë maksimalisht interesat e shtetit shqiptar duke zbatuar përcaktimet ligjore për çdo situatë të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos