Mbi 808 të vdekur në Rusi në 24 orët e fundit nga Covid-19

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 16:42 | Bota
Mbi 808 të vdekur në Rusi në 24 orët e fundit nga Covid-19

Rusia ka raportuar 808 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit, që është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Kjo është konfirmuar nga Qendra federale e krizës për koronavirusin.

Numri zyrtar i përgjithshëm i vdekjeve prej 168,049 është i gjashti më i larti në botë, por ekspertët thonë se shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë më e lartë. Vdekshmëria e tepërt që nga fillimi i krizës shëndetësore, shifra më e saktë për fotografimin e kostos së vërtetë njerëzore të pandemisë koronavirus, ishte më shumë se 531,000 në qershor, muajin e fundit për të cilin disponohen të dhëna. Sipas Moscow Times kjo është "një nga shifrat më të larta në botë, si në terma absolutë edhe në shtririjen e popullsisë".

Task forca federale kundër Covid-19 gjithashtu raportoi 21,932 raste të reja në 24 orë, infeksionet, të cilat shpërthyen në mes të qershorit për shkak të variantit delta, filluan të stabilizohen në mes të korrikut. Në të gjitha këto, rusët mbeten skeptikë ndaj vaksinimit dhe vetëm 25% e popullsisë është imunizuar me dy doza (të Sputnik V ose një përbërje tjetër ruse). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos