Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Basha: Kërkova rritjen e testimeve dhe mbështetjes

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 22:10 | Politikë
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Basha: Kërkova rritjen e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thërritur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Lulzim Basha bën me dije se kërkoi në këtë mbledhje rritjen e testimeve për qytetarët si dhe mbështetje për familjet dhe bizneset në nevojë.

Sipas kreut të Selisë Blu të gjitha energjitë e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike.

“Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme”, shkruan Lulzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos