
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Partia Demokratike denoncoi sot faktin që shifrat e të prekurve nga koronavirusi në Shkodër sipas saj po censurohen nga institucionet shtetërore.
Sipas ish-deputetit Bardh Spahia, kryeministri Rama “po manipulon shifrat”, duke marrë parasysh faktin që dje Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk kishte të infektuar të rinj në Shkodër.
“Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra!”, thotë Spahia në postimin e tij në Facebook, dhe shton se kryeministrit “nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, dhe po fsheh përhapjen e koronavirusit, në vend që ai të gjurmohet, frenohet e trajtohet”. (A2 Televizion)