
24 çështje do të jenë në fokus të seancës parlamentare të ditës së enjte.
Në Kuvend do të miratohen ndryshimet në Kodin Penal, që parashikojnë deri në 15 vjet burg për thyerjen e karantinës.
Po ashtu, pritet të miratohen Aktet Normative të qeverisë që përmbajnë masat shtrënguese në kuadër të luftës ndaj COVID-19.
Në votë do të hidhen edhe dy dekretet e Presidentit për ligjin për pronat dhe anti-KÇK, që pritet të rrëzohen nga mazhoranca.
Në të njëjtën ditë, Kuvendi do të ndryshojë rregulloren e tij, duke bërë të ligjshme mbledhjet dhe votimet “online” të seancave parlamentare. (A2 Televizion)