Mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, nuk ndryshojnë masat pas ardhjes së Omicron

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 15:56 | Aktualitet

Shqipëria nuk ndryshon masat anti-Covid. Pavarësisht rritjes disafish të infektimeve ditore komiteti I ekspertëve ka lënë në fuqi kufizimet ekzistuese. Pas mbledhjes së zhvilluar pa praninë e medias, ministrja e Shëndetësisë ka komunikuar vendimin, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë masat aktuale. Maska është ë detyrueshme në ambiente të mbyllura, lëvizja e qytetarëve dhe aktivitetet lejohen deri në orën 23. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos